Orët e para të ditës së sotme kanë sjellë një situatë asmosferike të pazakontë në disa pjesë të territorit të Bashkisë Shkodër. Reshjet e breshërit, kanë sjellë probleme jo të pakta në qytet dhe në njesitë administrative.
Në mëngjes, ka nisur menjëherë puna për pastrimin e rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Shkodrës, duke rikthyer normalitetin në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Po ashtu, ka vijuar evidentimi i dëmeve në kulturat bujqësore, ku situata është më e rëndë në NJA Guri i Zi. Grupet në territor kanë evidentuar dëme në kultura bujqësore si: perime fushe, duhan, pemë frutore, ullishte, vreshta dhe agrume.
Sipërfaqja e dëmtuar, e mbjellë me këto kultura bujqësore, llogaritet në rreth 350 Ha.