Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, për vepra të ndryshme penale. Një 42 -vjeçar në Tiranë është arrestuar se ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.“, njofton policia.
Gjithashtu bëhet me dije se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar dy të tjerë për shkak se u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :A.B., 48 vjeç dhe B. S., 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Gazeta SHQIP