Ilirjan Celibashi Kreu i KQZ, ka deklaruar për “Breaking” se brenda fundit të kësaj jave pritet të përfundojë numërimi i votave për kandidatët.
Sipas tij, deri tani janë numëruar rreth 92 për qind e votave për kandidatët.
“Procesi ka shkuar më mirë se sa kishim ne pritshmëritë. Nga informacionet që ne kemi, flitet për një përfundim të numërimit të votave preferenciale. Por ne e kemi shtyrë afatin për deri në fund të kësaj jave. Nëse dalin më herët, më mirë”, tha Celibashi.
Ky i fundit u shpreh se duke qenë se ka pasur një mënyrë të re votimi, dilemat dhe diskutimet kanë qenë të natyrshme që të ishin
Sipas tij, KQZ ka përgatitur zgjedhje të barabarta për të gjitha palët politike.