Policia e Barit në Itali, vazhdon kontrollet në të gjithë territorin, për të parë respektimin e rregullave antikovid, ndërkohë që vendi është në zonën e verdhë, atë të rrezikut jo të lartë të infektimit. Nga data 10 deri në 16 maj, në javën e parë të Pulias në ‘zonën e verdhë’, e cila parashikon një relaksim të kufizimeve të COVID-19, në të gjithë territorin e zonës metropolitane të Barit, policia ka sanksionuar 203 persona për shkeljen e rregullave, tubimeve, përdorimit të maskave dhe shtetrrethimit. Prej tyre, 86 u sanksionuan vetëm gjatë fundjavës. Në tërësi mësohet se 12,392 qytetarë dhe 567 biznese u kontrolluan gjatë shtatë ditëve, 7 prej të cilëve u sanksionuan.//telebari