Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare.
Pak ditë më parë ajo kishte përshkruar në rrjetet sociale betejën me këtë sëmundje, e cila i mori i jetën.
Postimi i plotë
“Kam besuar që në fillim se Covid-19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”, kishte shkruar Dushi disa ditë më parë.
Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar mjaft të pikëlluar në rrjetet sociale shumë kolegë të Dushit.