Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.