Publikohet pamjet nga momenti i vrasjes së Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij.
Nga një video e publikuar në abc shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.
Nga pamjet shikohet se fillimisht autorët kanë qëlluar në ecje, më pas makina e viktimës duket se është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku duket se autorët kanë shkuar sërish dhe e kanë qëlluar.
Video nuk është shumë e qartë pasi autorët kanë zgjedhur një zonë të errët.