Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është pothuajse 100 vjeçe, ndërkohë që çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.
“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.
“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.
“Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu”, thotë Robertine.
Ajo pi gjithmonë ”Jupiler”. Ajo nuk pi asgjë tjetër.
Kur u pyet se sa birra bëhen mesatarisht në një mbrëmje, ajo përgjigjet duke e fshehur numrin.