Të rinjtë në qytetin e Durrësit marshuan mbrëmë për të dytën herë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, mesnatën e 8 dhjetorit, në Tiranë. Por, ndërsa u duk se të rinjtë që protestuan po shpërndaheshin me qetësi nuk ka ndodhur kështu. Protestuesit u panë të drejtohen drejt sheshit “Liria” dhe shkatërruan dekorin festiv, vendosur në qendër të qytetit. Në lidhje me këtë situatë, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, reagoi me një postim në faqen e saj zyrtare në FaceBook, duke dënuar aktin.
“Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme. Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.
Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë”, shkruan kryetarja e bashkisë.
Postimin ajo e shoqëron me shumë foto, ku shihet puna intensive për riparimin e dëmtimeve në dekorin e qytetot.
“Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:



