Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në 14:00.
Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00. Rreth 24 kontrollorë të trafikut ajror u shoqëruan mbrëmë në polici, ndërkohë 4 prej tyre janë liruar paraditen e së enjtes.
Pasi ata shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar, fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan. Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë prej kontrollorëve.
Prokuroria nisi hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.