Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të postimeve në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë, për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.
Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tone.
Postimi I plotë:
“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?
Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.