Autoritetet konfirmojnë se në vend janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me diabet.
Rëndësia e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sëmundjes është shumë e madhe, për vetë faktin se në fazën fillestare të para-diabetit njeriu mund t’i paraprijë shumë problemeve të tjera shëndetësore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e diabetit që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë.
Infeksionet
Niveli i lartë i sheqerit në gjak nxit zhvillimin e infeksioneve dhe mykut.
Urinimi i Shpeshtë
Urinimi i shpeshtë është një tregues i diabetit.
Urinimi mund të ndodhë gjatë ditën dhe natës.
Një mashkull që vuan nga një problem i tillë duhet të bëjë analizat për prostatën dhe diabetin.
Plogështia
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe shterim të energjive tek një burrë.
Lodhja vazhdon deri një vit pas diagnostikimit.
Trashëgimia Genetike
Nëse një anëtar i familjes së një burri vuan nga diabeti ose brezi i mëparshëm i familjarëve ka vuajtur nga kjo sëmundje, atëherë kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.
Mbipesha
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se meshkujt e prekur nga diabeti shtojnë më pak peshë se gratë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të ulin vigjilencën.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë në nivele të larta ato mund të ndikojnë tek oreksi, metabolizmi dhe mbipesha.
Dhimbje Kraharori Gjatë Aktivitetit Fizik
Problemet me metabolizmin kanë lidhje të fortë me fazën e parë të diabetit.
Tek këto probleme përfshihet edhe tensioni i lartë i gjakut, një problem që ju vë në rrezik ndaj ishemisë dhe dhimbjes së kraharorit.
Njerëzit që përjetojnë dhimbje kraharori gjatë një aktiviteti të caktuar fizik duhet të kryejnë analizat e diabetit.
Mungesë Simptomash
Faza e parë e diabetit shoqërohet me një mungesë simptomash, një situatë që mund të zgjasë për vite të tëra.
Mjekët shpjegojnë se problemet me nivelin e sheqerit në gjak mund të vazhdojnë për 6-7 vite përpara diagnostikimit.
Diabeti është një sëmundje që marshon dhe shkatërron ngadalë ndaj kini kujdes
Analizat e rregullta të gjakut ju ndihmojnë për kapjen në kohë të sëmundjes./AgroWeb.org