Ditë e mbushur në “Appiano Gentile”, jo vetëm për vizitën e presidentit Stiven Zhang pas shtatë muajsh në Kinë. Sot në Krotone, Interi mund të vendosë një tjetër copëz (përfundimtaren, nëse nesër Atalanta nuk mposht Sasuolon) për titullin. Ambienti është i karikuar, por Antonio Konte kërkon qetësi: “Me Zhangun patëm një përshëndetje të thjeshtë, na uroi fat. Megjithatë, edhe ai e di shumë mirë se ende nuk kemi fituar asgjë”.
NETË PA GJUMË – Në ndeshjet e fundit është parë një Inter më pak brilant: “Lodhje? Vlen për ne po ashtu si për të tjerët, ndoshta dikush e vuan më tepër. Jemi pranë së bëri diçka të jashtëzakonshme dhe historike për klubin pas shumë kohësh, sot nuk është rasti të flasim për lodhje te lojtarët, i mendojnë vetë këto, nëse janë të lodhur të ma thonë dhe të ulen në stol. Është e rëndësishme që kjo ndeshje të na shpërblejë për punën dhe djersën e netëve pa gjumë”.
SIMBOLI PINAMONTI – E nëse për dikë nuk është e qartë filozofia “kontiane” e konceptit “ne”, ja përgjigjja mbi lojtarin që e ka befasuar më shumë: “Në mënyrë individuale ka pasur një rritje të përgjithshme, edhe e vetë Pinamontit, një djali të ri që nuk ka mundur të gjejë hapësira dhe që në fillimet e sezonit i thashë që është një lojtar më i fortë sesa kur nisëm sezonin”.
PIKA KYÇE – “Mendoj se ka disa pika kyçe, – ka shpjeguar Konte. – Një pjesë e madhe ka bërë të rritet vetëbesimi, nuk është vetëm fitorja me Juven. Me siguri kur ishim prapa dhe kaluam në krye të klasifikimit, mendoj se ai ka qenë një moment thelbësor: ose e mban presionin, ose ky të ha. Nuk ndodhi, bravo lojtarëve, mesazhet janë marrë dhe sot flitet për një Inter zot të fatit të tij”.
TITULL NDRYSHE – Mbyllje me titullin një hap larg: “Kur i afrohesh një objektivi, pritja bëhet diçka për t’u menaxhuar, për të dhe grupin. Nuk është e lehtë, mendoj se po menaxhojmë gjithçka në mënyrë korrekte. Flisja për Inter që duhet të bëjë Interin, që do të thotë të shkojmë deri në fund, por e dimë se ata që qëndrojnë prapa. Kush punon, nga futbollisti te nëpunësi, e di që po bëhet diçka e jashtëzakonshme”.
Panorama Sport“