Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
ADVERTISEMENT