Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 27°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.
ADVERTISEMENT