Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët dhe mundësia për reshje është e ulët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
ADVERTISEMENT