ADVERTISEMENT
Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.