Policia e Durrësit deklaroi mëngjesin e kësaj të premte, se një makinë është djegur në Krujë. Makina e tipit “BMW”, mësohet se është djegur pjesërisht, ndërkohë që ajo dyshohet të jetë pronë e sekretarit të gjyqtares së arrëstuar pak ditë më parë, Enkeleida Hoxha. Sipas policisë ngjarja dyshohet të jetë aksidentale:
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.