Ceremonia e përvjetorit të shpalljes së Republikës Italiane, u zhvillua dje edhe në Bari, në prani të Nënsekretarit të Shtetit në Presidencën e Këshillit të Ministrave, Roberto Garofoli. Në Memorialin e Të Rënëve, sekretari i shoqëruar nga prefekti i Barit, Antonella Bellomo dhe gjenerali i skuadrës ajrore Aurelio Colagrande, komandanti i garnizonit ushtarak të Barit, kryen homazhet e rastit.
Më pas u krye rituali i kurorës së dafinës dhe përulja e nderit në kujtim të 75 mijë ushtarëve italianë të rënë në tokë të huaj, gjatë luftërave të parë dhe të dytë botërore.
Mesazhi i drejtuar nga Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella për popullin italianë, u lexua nga prefekti i Barit, Bellomo. Kryebashkiaku Antonio Decaro ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.//telebari