Korriku ka ardhur me një vorbull planetësh në retrogradë, por e mira është që Mërkuri del nga prapavija.
Si do të shkojë ky muaj për secilën shenjë? Më poshtë do lexoni gjithçka të mirë që do ju ndodhë.
Dashi
Ditët më të mira, 1-3 korrik
Do keni energji që duhet t`i shpenzoni për romancën tuaj. Do hidhni sytë nga e kaluara dhe do merrni vendimet tuaja, pa ndihmën e askujt.
Demi
Ditët më të mira, 13 korrik
Demi do të përjetojë një rritje të interesit për të gjitha gjërat në shtëpi. Mund ta gjeni veten të motivuar jashtëzakonisht për ta bërë shtëpinë ose apartamentin tuaj vendin ideal.
Binjakët
Dita më me fat, 24 korrik
Do të keni shumë imagjinatë, ndaj gjithçka që do të prekni, do të ketë sukses.
Gaforrja
Dita më me fat, 9 korrik
Ky është momenti për t`iu përkushtuar shëndetit tuaj fizik. Nëse keni vënë një qëllim fitnesi, do ta arrini këtë muaj.
Luani
Ditë më me fat, 22 korriku
është muaji yt për të shkëlqyer, Luan i dashur. Do ndjeni një energji prej fëmije që s`e keni ndjerë kurrë më parë.
Virgjëresha
Ditë më me fat. 24 korriku
Do keni kohën e botës për t`u marrë me art dhe joga. E keni pritur këtë periudhë gjithë vitin.
Peshorja
Dita më me fat, 13 korrik
Do të vijë papritur dëshira dhe njëherësh do të plotësohen kushtet të mësosh një pajisje të re teknologjike që mund të shërbejë për punë apo çfarëdo tjetër.
Akrepi
Dita më me fat, 17 korrik
Dikush do t`ju vihet kundër, por kjo është një gjë e mirë për ju. Askush nga shenjat e horoskopit nuk ka aftësinë tuaj për të shndërruar dobësitë dhe zhgënjimet në pika të forta.
Shigjetari
Dita më me fat, 12 korriku
Mendja juaj do të jetë më e mprehtë dhe kurioze se zakonisht dhe mund të keni bashkëpunime të frytshme me njerëz që nuk i keni të familjes.
Bricjapi
Dita më me fat, 9 korrik
Një romancë krejtësisht të re, ose një rikthim në krahët e dashurisë së vjetër, ka rezervuar ky muaj për ty.
Ujori
Dita më me fat, 29 korrik
Do gjeni forcën për të ndërmarrë hapat e para që do t`ju çojnë drejt realizmit të një ëndrre.
Peshqit
Dita më me fat, 15 korrik
Krejt papritur do gjeni ide që do ju shërbejnë për një projekt që prej kohësh qëndronte në pritje.
*Artikulli i Well and Good u përshtat në shqip nga Tiranapost.al