Ditë e shënjuar nga lumturia dhe iniciativa e mirë për Binjakët. Kjo për meritë të Hënës së ëmbël tek shenja juaj. Bëhuni gati të merrni surpriza, disa madje do jenë shumë të pëlqyeshme. Në dashuri gjithçka do jetë në favorin tuaj. Shfrytëzoni mundësitë që Hëna do ju dhurojë, duke u përpjekur të kanalizoni çdo energji të mirë në mënyrë pozitive. Shijoni këtë ditë, të pasur me stimuj të rinj dhe perspektiva entuziasmuese. Nëse keni një marrëdhënie në çift, mbrëmja do jetë e këndshme: pasioni dhe intimiteti do jenë perfekte për t’i dhënë një shtytje të re marrëdhënies.
Nëse jeni single, sateliti i Tokës do ju dhurojë një ditë të gëzuar dhe të mbushur me surpriza. Projekte në grup, ide të reja, takime, zbavitje dhe shumë dashuri. Simpatia juaj nuk do ketë limite, do habisni botën dhe do bëni për vete këdo që do ju pëlqejë.
Në punë do jepni maksimumin: falë tranziteve hënorë do jetë e vështirë që të tjerët të ndjekin hapat tuaj. Do jeni me humor të shkëlqyer, të rrethuar nga interesi i kolegëve dhe do nxirrni ide gjeniale.