Dashi
Do doni ta mbani gjithë kohës pas vetes sot atë qe keni ne krah dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij. Secili ka nevoje për pak me tepër liri dhe pavarësi. Beqaret ka rrezik te joshen dhe te bien pre e intrigave te një personi aspak te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te hidhni çdo lloj hapi ne mënyrë qe te mos keni vështirësi me vone.
Demi
Disa ide të vjetëruara ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni, dhe të shikoni se çfarë po pengon në rrugën tuaj.
Binjakët Sot do të jetë një ditë e mirë për dashurinë, falë ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit. Nëse ka pasur grindje ose mosmarrëveshje tani mbaroni. Ka një lajm të mirë në punë.
Gaforrja Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuze sa i takon sektorit sentimental, ku do të ndjeni nevojën për konfirmime. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.
Luani Angazhimi për të arritur ekuilibrin personal është një nxitje e shkëlqyeshme për të mos lejuar që këto ditë të bukura dhe mbrëmjet e verës të bëhen monotone. Në qytet ose me pushime mundohuni ta nxirrni atë nismë që e keni mbajtur për një kohë të gjatë. Do të funksionojë. Nëse bashkëpunoni me një Bricjap, do jetë edhe më mirë.
Virgjeresha Besimi juaj në rritje po ju ndihmon të bëni përshtypje te njerëzit e duhur tani, por shumë veprime mund t’ju bëjnë të mbingarkoheni. Bëjini nder vetes dhe rishikoni planet tuaja për ditën. Bëni disa telefonata ose dërgoni disa e-maile për të parë nëse një takim mund të planifikohet përsëri.
Peshorja Pengesat zbuten dhe gjendja shpirtërore është e lartë: sot jeni veçanërisht i shoqërueshëm, i rrezatues dhe karizmatik. Do të keni fat në gjithçka, madje edhe në çështjet financiare, do arrini të fitoni një shumë parash krejt papritur.
Akrepi Do të mahniteni se si gjërat do t’ju buzëqeshin: do të merrni miratimin kudo! Disa marrëveshje do të ndodhin sipas pritjeve që keni, do ngrejnë në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Nëse jeni të dashuruar mund të shtoni nuanca shumë interesante në marrëdhënien tuaj si çift. Nëse jeni beqarë, nuk do të humbni mundësinë e një takimi.
Shigjetari Ju mund të konsideroni disa mundësi këtë javë, veçanërisht nga pikëpamja personale. Ende nuk keni pasur mundësi të flisni thellë për një temë dhe do të ishte mirë ta trajtoni atë.
Bricjapi Do të jeni i rrethuar nga një energji pozitive që do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të provuar një skemë të re sa i përket financave tuaja.
Ujori Do të shfaqni disa siklete shëndetësore dhe nuk do të jeni shumë mirë. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj të premteje. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.
Peshqit Dikush pranë jush mund të gjendet përpara emocioneve të trazuar. Arsyeja për këtë do të jeni ju. Keni tendencën për të dalë shpejt në konkluzione. Duhet të jeni të duruar dhe të lini gjërat që të rrjedhin në kohën e duhur.