Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer ka bërë një deklaratë të re së fundmi, ku bën me dije se njerëzit me shumë mundësi do të kenë nevojë të marrin dhe një dozë të tretë, të vaksinës së tyre kundër koronavirusit.
Në një diskutm me CNBC, Albert Bourla deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.
Ai gjithashtu shtoi atë që diskutohet prej muajsh tashmë se me shumë mundësi njerëzit duhet të marrin vaksinat kundër koronavirusit çdo vit.
Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nisën studimet rreth mundësisë së përdorimit të dozës së tretë të vaksinës që në muajin shkurt.