Resorti luksoz i sapohapur, në pronësi të “Adress Beach Resort and Spa”, në Dubai ka hapur një pishinë mbresëlënëse për mysafirët.
Ajo është e vendosur në katin e 77-të, në pothuajse 300 metra mbi nivelin e detit, e cila është një lartësi rekord për një pishinë dhe kjo është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness.
94,84 metra e gjatë dhe 16,5 metra e gjerë, është gati dy herë më i gjatë se pishina olimpike. Pishina është e hapur vetëm për klientët e hotelit mbi moshën 21 vjeç.
Po aty gjithashtu mund të shijoni pamjen e bukur, nëse rezervoni një vend në “Zeta Seventy Seven” një restorant aziatik. Është quajtur kështu sepse, ashtu si pishina, ndodhet në katin e 77-të hotelit.