Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.
Q. T., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi në Sukth, duke drejtuar metrin tip “Ford”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, biçiklistin me iniciale Rr. J., 56 vjeç, banues në Sukth, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
—
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021, në orën 03:50, në lagjen nr. 13, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.