Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje në qytetin e Durrësit, procedohen penalisht 2 shtetas të mitur. Ato akuzohen për vepra të ndryshme penale dhe nga burimet e policisë në njoftimin zyrtar thuhet se:
Njoftimi I policis:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
—
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke vjedhur disa pajisje në vagona treni;
- P., 53 vjeçe, pasi në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
—
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit e mitur E. S., 17 vjeç dhe K. R., 15 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në subjekte të ndryshme në pronësi të shtetasve K. Sh., F. L., R. D., A. Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.