ADVERTISEMENT
Poeti durrsak Met Gjergji është ndarë nga jeta, në moshën 81-vjeçare. Ai ka lënë pas mijëra vargje dhe mbi 20 libra të botuar. I persekutuar në vitet e regjimit komunist për natyrën e tij rebele dhe krijimtarinë realiste, poezia e Met Gjergjit është vlerësuar nga kritika si poezi e ndjeshme, prekëse dhe e ëmbël kur ai trajtonte temën e dashurinë, ndërkohë që ishte edhe revoltuese ndaj padrejtësive dhe varfërisë.