Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.02.2020 ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas I.Ç., dhe B.Ç., (babë e bir )pasi iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, ditën e djeshme kanë ndaluar shtetasin B.Ç., 30 vjeç, banues në Durrës,(i biri) pasi nuk ka zbatuar masën e sigurisë ” Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në vijim të operacionit policor “Arrameras”, të finalizuar me sukses nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, në sajë të punës së pandërprerë është vënë në pranga edhe shtetasi i shpallur në kërkim, konkretisht:
H.X., 28 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.