Një aksident tragjik me pasojë vdekjen i kanë marrë jetën dy punojsëve të elektrikut në Lushnje. Viktimat ishin Mihal Jani 59 vjeç dhe Ilir Shabani 54 vjeç. Kolegët e OSHEE kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të parakohshme, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të tyre
Postimi i OSHEE
Të tronditur thellë dhe tejet të trishtuar për ndarjen nga jeta parakohe të dy kolegëve tanë.
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur ditën e djeshme, i mori jetën tragjikisht elektricistëve, Mihal Jani 59 vjeç dhe Ilir Shabani 54 vjeç.
Një humbje e madhe jo vetëm për ne, po për të gjithë qytetin e Lushnjës ku kanë shërbyer prej mbi 20 vitesh me përkushtim dhe devotshmëri.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre për këtë dhimbje kaq të madhe!