Klajdi Xhambazi dhe Kristjan Angjo janë maturant në shkollën “Rilindja” në Pogradec, të dy pjesëmarrës të rregullt në Olimpiada Kombëtare të matematikës. Ata të dy bëjnë kurse online për të ndihmuar nxënësit.
Sot dy të rinjtë ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku treguan se ideja për realizimin e një kursi matematike ka lindur që në karantinën e parë, pra para 1 viti por kanë filluar ta realizojnë para 7-muajsh kur filloi viti shkollor 2020/2021.
Ideja e tyre ka lindur se ka ndjekës të rregullt të video-leksioneve online në gjuhën angleze dhe menduam që patjetër duhet të realizonin diçka të ngjashme në shqip
Qëllimi i Nismës “2plusdy” është të ndihmojë të gjithë nxënësit të arrijnë potencialin e tyre dhe veçanërisht ata që nuk kanë mundësinë të ndjekin kurse private. Me anë të kësaj platforme të gjithë mund të mësojnë çfarë të duan, kudo dhe kurdo.
“E kemi parë në anglisht këto, e thamë me patjetër të jetë diçka edhe në shqip. E duke qenë në kohë pandemie, vendosëm që ta bënim. Kur mundohesh të mësosh për gjëra shtesë, lodhesh duke kërkuar. Në gjuhën angleze ka shumë video të tilla, por jo të gjithë e dinë gjuhën angleze. Apo të shkosh në kurse jo të gjithë kanë mundësi, ndërsa për të parë video është më e thjeshtë.
Bëjmë kurse online për matematikë, kimi dhe fizikë. Ne përpiqemi të bëjmë bazën e tyre, por kemi edhe rubrikën tjetër për olimpiada.