Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa thuhet se Reali i Madridit ka shfaqur interes për të transferuar në skuadër mbrojtësitn e Kombëtares, Elseid Hysaj.
“Todo Fichajes” raporton se drejtuesit madrilenë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe ëshhtë zgjedhur pikërisht Hysaj për atë repart. Dëmtimet e shpeshta të Karvahal dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në merkato për një mrbojtës dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur.
Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe drejtuesve të Realit, që kanë shfaqur interes, nuk do i duhet të shpenzojnë për ta afruar në skuadrën e tyre.
PANORAMASPORT.AL