Kristiano Ronaldo dhe Juventusi së bashku deri në vitin 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së tij me fanellën bardhezi po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.
Sipas gazetës sportive luzitane “Record”, ylli portugez do të tundohej nga një kthim në atdheun e tij. Ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij atje dhe të luante mbi 40 vjeç dhe do ta bënte këtë vetëm me fanellën e Sporting Lisbonës.
Një “bombë” e vërtetë merkatoje që është e destinuar të alarmojë të gjithë në Torino sidomos tifozët dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.
PANORAMASPORT.AL