Besimtarët janë drejtuar sot drejt Kishës së Shën Ndout, duke rënduar trafikun në Laç.
Sot është e marta e tretë e Shën Ndout. Me mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë, duke krijuar një trafik të rënduar nga autostrada në drejtim te kishës.
Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur. Janë 12 të marta dhe sot është e treta.
Top Channel