HOROSKOPIEklipsi i diellit do ju jap 1 mundesi te re/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopiPublished 1 hour ago on June 12, 2021By Lena LEna
Qershori sjell eklipsi e fundit të periudhës veriore, rrugëtimi kundërt i Merkurit, përsëritjen e katrorit Uran- Saturn, por edhe disa shkëndija këndesh pozitive, ashtu si është trekëndëshi Afërditës me Jupiterin dhe Diellit me Jupiterin që shumfishojnë mundësitë të kemi zhvillime më pozitive në cështjes e zemrës. Kështu le të kemi sesa shumë do lulëzojë dashuria në terrenin shpërthyes dhe paralelisht disi shqetësues për c’do shenjë në vecanti.
DASHI
Gjithnjë treguesit e rëndësshëm që shohim astrologët për cështjet e zemrës janë pozicionet e Afërditës dhe Marsit dhe lëvizshmëria planetare në shtëpinë e 5 dhe 7 Diellore që shprehin lidhjet erotike. Pozicioni Afërditës tek Gaforrja deri në 27/6 nuk ndihmon vecanërisht të shfaqen lidhje të reja brenda muajit ashtu si doni. Afërdita në fushën e familjes dhe shtëpisë ndihmon më shumë në lidhjet tashmë ekzistente dhe mbështet dëshirën mundësisht të bashkjetoni me partnerin tuaj. Fusha e dashurisë për beqarët fillon të ketë interes pas datës 11/6 kur kalon Marsi tek Luani brenda fushës së flirteve, njohjeve. Me udhëheqësin tuaj në këtë shenjë, do përcillni vetbesim të vecantë, magnetizëm dhe shikimet do kthehn pas shumë përpjekje. Pas 11/6 vishuni, zbukurohuni dhe dilni sa më shumë mundeni, pasi keni shumë mundësi me anën tuaj. Gjërat bëhen akoma më të theksuara në fund të muajit në 27/6 kur kalon dhe Afërdita tek Luani. Në c’farëdo faze që të jeni ju në lidhje, atjë fillon realisht festa e dashurisë dhe vera e vërtet për ju dhe lidhjet tuaja që zgjerohet deri në fund të Korrikut.
DEMI
Hyrja e Afërditës tek Gaforrja në 2/6, ku dhe do qëdnrojë deri në 27/6, aktivizon më shumë fushën e komunikimit, dhe nxjerr anën tuaj më erotike në flirte dhe në kontaktet tuaja me të tjerët. Nëse për shembull, mund të flisnit me dikë nëpërmjet ndonjë platform rrjeti social, mundet tani përtej interesin të shfaqen një dimension më erotik. Afërdita që është dhe udhëheqësi juaj, nxjerr për jashtë anën tuaj më të ëmbël, ngrohtë dhe clirët, kur bëni njohuri, që mund të impresionojë dhe të tjerët. Nëse keni tashmë një lidhje, përpiquni të shfrytëzoni ndikimin e Afërditës për të bëni disa aktivitete të dashura me partnerin tuaj, të dilni më shumë, të bëni një eskursion nëse jua lejon dhe koha juaj e lirë, të organizoni një mbrëmje romantike në restorantin tuaj të preferuar. Pas 11/6 Marsi merr vëndit lutjeje ndaj shenjës tuaj dhe nevojitet të jeni më të kujdesshëm kryesisht në lidhjet tashmë ekzistente, pasi mund të ekzistojë klimë tensioni në shtëpi dhe nëse qëndroni bashkë. Nga ana tjetër, do jetë një periudhë me më shumë stress, kështu që kini kujdes sesi do e menaxhoni dhe sesi e transferoni tek partneri juaj.
BINJAKET
Energjia e Qershor është mjaft e paqëndrueshme aq sa me eklipsin e shenjës tuaj aq edhe me udhëheqësin tuaj në vijë të kundërt, Merkurin. Eklipsi në 10/6 mund të krijojë në një lidhje tashmë ekzistonte ndonjë krize, nëse kuptoni ndoshta se me personin që jeni bashkë nuk ju lidhin tashmë shumë gjëra. Nga ana tjetër, me Afërditën tek Gaforrja ndoshta nuk doni të bëni lidhje impulsive dhe njohje në këtë fazë dhe preferoni një person më të vlefshëm përkrah jush që të ofrojë ndjesinë e sigurisë sentimentale. Me Merkurin në vijë të kundërt ka mundësi të ekzistojnë kthime të disa ish-partnerësh, por do duhet ta mendoni shumë mirë nëse doni të jepni një mundësi të dytë. Ndoshta duhet të kontrolloni në thellësi nëse personi ka ndryshuar elementët e sjelljes që në të kaluarën ju dërguan në fund të kësaj lidhjeje. Pas 11/6 Marsi duke kaluar tek Luani do ndihmojë beqarët të bëheni pak më të hapur në njohje. Dicka mund të shfaqet me një person që keni ndoshta një kontakt në internet apo mundet akoma dhe në një dalje. Pas datës 27/6 fillon një periudhë më erotike për ju që zgjeron brenda Korrikut.
GAFORRJA
Me Afërdita në shenjën tuaj nga 2/6 vendosni kandidaturë serjoze të jeni fatlumët e Qershorit, të paktën në cështjet tuaja sentimentale! Deri në 27/6 keni një periudhë pozitive për tu kënaqur në cështjet e zemrës. Nëse periudhën e kaluar me Marsin në shenjën tuaj mund të kenë ekzistuar tensione, nerva apo të jeni larguar me partnerin tuaj, tani do keni mundësinë të ringrohni lidhjen, të afroheni më pranë, të flisni për të gjitha ato që mund t’ju kenë zemëruar apo t’ju kenë larguar nga pranë tij dhe të gjeni zgjidhje. Nëse jeni beqarë qartazi që do keni pjesën e Luanit në mundësi për njohje të reja. Me Afërditën krah jush do fitoni në shikime vëmëndjejesh krahas periudhave të tjera. Pas datës 11/6 Marsi largohet nga shenja juaj dhe kështu me ndonjë mënyrë stresi më i madh dhe presioni që ndjetë periudhën e kaluar. Tashmë takon tek Luani dhe lidhet më shumë me cështjet tuaja ekonomike. Të njëjtin pozicion do marrë dhe Afërdita pas datës 27/6. Nëse keni lindur në dhejtditëshin e tretë do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm në 5/6 me kontrastin e Marsit nga shenja juaj ndaj Plutonit, pasi mund të keni më shumë tension me partnerin tuaj apo një koleg dhe në 24/6 me Hënën e Plotë dhe kontrastin e Afërditës- Plutonit. Kujdes në lojrat menaxhuese, fiksimet dhe xhelozitë.
LUANI
Qershori fillon të ketë më shumë interes nga ana erotike pas 11/6 kur do kalojë Marsi në shenjën tuaj dhe do ndezë… zjarr në zemrën tuaj. Deri atëher të lidhurit do ia dilni për bukuri pa probleme të vecanta, ndërkohë beqarët do keni me një këmbë në të kaluarën dhe tjetrën në të ardhmen. Mundet të shfaqet ndonjë kthim nga e kaluara, por nuk konsideroj se do jetë dicka e rëndësishme. Mund t’ju jepet thjesht mundësia të mbyllni një kapitull të hapur brenda vetes. Hyrja e Marsit tek Luani do ju bëjë më tërheqës, më të fuqishëm dhe më të dëshiruar, kur të vijë njëkohësisht dhe Afërdita në shenjën tuaj në 27/6 dhe bashkon fuqitë e saj me Marsin, atëher realisht do jeni të mrekullueshëm dhe do fillojë festa e dashurisë për ju që do vazhdohet dhe do lartësohet brenda Korrikut. Të mikprisni Afërditën dhe Marsin në shenjën tuaj njëkohësisht është jashtëzakonisht e rrallë. Shfrytëzoni këtë ndikim seksi, rigjallëruese dhe të shkëlqyeshëm si të jeni në një lidhje ose nëse e kërkoni!
VIRGJERESHA
Me Afërditën tek Gaforrja në fushën e shokëve nga data 2/6 deri në 27/6 mundet në disa raste të pyesni veten nëse jeni shokë me dikë, të dashur apo dicka e mesme që nuk është qartësuar akoma. Kufinjtë janë pak të qetë nëse jeni beqarë dhe mund të qëndrojnë dhe në këtë situatë me Merkurin e kundërt që krijon një shqetësim relativ apo ngatërresa. Nga ana tjetër, ndoshta dhe ju nuk doni në këtë fazë të lidheni plotësisht, kështu që mesazhet që i dërgoni palës tjetër të jenë të ngatërruara. Në përgjithësi liria ka për t’ju thënë më shumë këtë muaj sesa lidhja. Nga ana tjetër, nëse keni ndonjë lidhje shoqërore të mire mos e prishni për dëshirën e një mbrëmjeje. Në c’do rast shokët mund të luajnë rol përcaktues dhe në jetën tuaj personale, duke ju njohur ndoshta me ndonjë person që do ju bëjë klik erotikisht. Të lidhurit do keni mundësi të gëzoni lidhjen tuaj dhe të ndiheni shumë afër me partnerin tuaj këtë muaj. Hëna e Plotë në 24/6 për të lindurit në Gusht, pavarsisht këtyre, do mundej të sjellë ndonjë lëvizshmëri në fushën erotike. Por nëse do jetë dicka e mirë apo jo varet nga faza ku ndodheni ju. Nëse ndiheni mirë në një lidhje do e festoni më tepër, por nëse jeni vetëm mundet vetmia të marrë hapësirën më të madhe të zemrës tuaj.
PESHORJA
Me Afërditën tek Gaforrja nga 2/6 deri në 27/6 ka mundësi të pyesni veten brenda muajit se në cilin drejtim po kthehet jeta juaj erotike. Nëse keni tashmë një lidhje ndoshta të doni të flisni për të ardhmen e saj, mundësinë e krijimit të familjes apo akoma dhe më realisten ku dhe kur do shkoni pushime. Planet në përgjithësi për të ardhmen favorizohen mjaftueshëm, ashtu si favorizohet dhe një vendim për zyrtarizim qoftë për më pas. Nga ana tjetër, ndoshta doni të shihni nëse me partnerin tuaj ndani akoma ëndrra të njëjta të përbashkta dhe qëllime për jetën tuaj. Por do duhet të jeni të kujdesshëm në dy data brenda këtij muaji të mos i presiononi gjërat. Sigurisht, nuk përjashtohet të presionoheni madje nga ana tjetër në të njëjtat data. Bëhet fjalë për datën 5/6 me kontrastin e Marsit nga Plutoni që mund të sjellë shumë stres në lidhje, por edhe kontrastin e Afërditës- Plutonit në ditën e Hënës së Plotë në 24/6 që mund të presionoheni të jepni një përgjigje përfundimtare. Përpiquni të fitoni pak kohë, të clironi disi atmosferën dhe nëse mundeni lini pas datës 27/6 bisedat serjoze. Sa jeni vetëm, zgjedhjet do jenë më të kufizuara për dicka serjoze, por mund të gëzoni flirtet në një nivel më të lirë.
AKREPI
Nga data 2/6 Afërdita hecen tek Gaforrja, ku dhe do qëndrojë në këtë pozicion aq mbështetës ndaj shenjës tuaj deri në 27/6. Me këtë Afërditë dashuria vite nuk sheh dhe kufinj nuk ka! Mund të jeni një njohje me një reflktim diellor, të njihni dikë nga një nënbotë plotësisht të ndryshme dhe kulturë të ndryshme nga e juaja, mundet ama dhe nga një shtet tjetër. Distanca dhe ndryshimet me këtë Afërditë funksionojnë në mënyrë eksituese për shenjën tuaj dhe e bëjnë lidhjen më misterjoze. Nga ana tjetër, nëse jeni të lidhur me këtë Afërditë përpiquni të vendosni elementin e surprizës në lidhjen tuaj, planifikoni aktivitete me partnerin tuaj që nuk e keni bërë më parë, gjeni kohë për një eskursion apo një udhëtim që do ju sjellë humorin e të dyve ju dhe do ju rigjallërojë lidhjen. Majde, treditëshi i Shpirtit të Shenjtë me Afërditën në trekëndësh me Neptunin ofrohet. Por akoma dhe nëse jeni vetëm planifikoni me shokët tuaj, pasi ka mundësi një dashuri të fshihet në një udhëtim. Në 5/6 dhe në 24/6 pasi krijohen këndet më kërkuese me udhëheqësin tuaj Plutonin, tregohuni më të kujdesshëm në komunikim dhe mos ngreni tonet e zerit. Janë ditë që mund të japin shkaqe për debate.
SHIGJETARI
Rrugëtimi në vijë të kundërt i Merkurit tek Binjakët dhe eklipsi në 10/6 zënë vënd brenda fushës së lidhjeve në horoskopin tuaj dhe përbëjnë realisht një tronditje shumë të fortë në lidhjet tuaja. Nga njëra anë mund të ekzistojë një shqetësim shumë i madh në lidhje më zgjedhjet tuaja. Mund të ekzistojnë nëse jeni beqarë, le të themi dy persona të ndryshëm që t’ju bëjnë klik dhe të mos dini c’farë të vendosni. Nga ana tjetër, mund të jeni të lidhur, të pranoni periudhën e fundit një flirt dhe t’ju vendosë në tundime. Akoma, mund të ketë të bëjë shqetësimi dhe ngatërresa me vetën lidhjen tuaj ku mund të ekzistojnë padakortësi. Eklipsi në 10/6 mund të sjellë përceptimin e një lidhjeje të re ap fundin e një tashmë ekzistente, nëse kohën e fundit kalonit keq. Sigurisht rrugëtimet e kundërta të planeteve lidhen shpesh me të kaluarën. Kështu që disa me këtë Merkur në vijë të kundërt mund të keni një kthim që do ju shqetësojë por mund të mos mundeni të vendosni c’farë të bëni. Kur të kalojë rrugëtimi në vijë të kundërt i Merkurit në 22/6 dhe kalojë dhe Afërdita në 27/6 tek Luani, do dini tashmë me siguri ku të hecni, kështu që le të jeni optimist dhe të duruar.
BRICJAPI
Me Marsin përballë shenjës tuaj tek Gaforrja, nga java e fundit e Prillit dhe deri në 11/6 që do largohet, mund të ndjeni shumë stress në lidhjet tuaja apo të kishit stres,- nëse nuk ishte në jetën tuaj personale- në një bashkpunim që në mënyrë indirekte ama ky presion ndikoi dhe anën personale. Me hyrjen e Afërditës tek Gaforra nga 2 deri në 27 Qershor do jeni mjaft më të ndjeshëm, por do ju dalë dhe një ndikim më i ëmbël dhe ngrohtë në lidhjet tuaja. Nëse jeni të lidhur, mirë do ishte të aspironi disa aktivitete me partnerin tuaj që do ju ndihmojnë të afroheni më pranë dhe të argëtoheni pak më shumë. Nëse jeni vetëm, ky ndikim mund t’ju ndihmojë të bëni një njohje të re që mund të ketë dhe një horizont më largpamës. Por ekzistojnë ama dy data përcaktuese që kanë nevojë për më shumë menaxhim në lidhjet tuaja. Njëra lidhet me kontrastin e Marsit me Plutonin në 5/6. Nëse keni lindur në dhjetditëshin e tretë, kjo është një ditë që mund të presionoheni në maksimum në një lidhje dhe mund të drejtoheni deri dhe në dalje. Data e dytë është një Hënë e Plotë në shenjën tuaj në 24/6 që shoqërohet me kontrastin Afërdita- Plutoni dhe e cila përsëri ndikon jetën personale të lindurve në dhjetditëshin e tretë. Kini kujdes xhelozinë, fiksimet, reagimet eksagjeruese dhe fuqinë që kanë fjalët tuaja.
UJORI
Qershori sjell mundësi, por jeta juaj erotike do ketë shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri, pasi aq sa Merkuri në vijë të kundërt edhe eklipsi në 10/6 zënë vënd në fushën e dashurisë, flirteve dhe njohjeve. Nga momenti kur Merkuri do jetë në vijë të kundërt deri në 22/6 më e mundura është se nuk do dini se në cilin drejtim të shkoni apo dhe sesi të filloni të menaxhoni zhvillimet në jetën tuaj erotike. Sigurisht, nuk nevojitet t’ju zënë paniku, avash avash do hynë në rregull dhe do dini c’farë ju bëhet në fund të muajit. Përsa ka lidhje me lidhjet, përtej ndikimeve të mësipërme, do keni dhe ndikimin e Marsit nga Luani pas 11/6 dhe nga 27/6 dhe të Afërditës. Nga Qershori do fillojë një periudhë- që do sqarohet ndoshta muajin tjetër- që sjell lidhejt tuaja të rëndësishme në plan të parë dhe mund të bëni hapa përparimtare dhe suksesi. Disa mund të vendosni për një martesë, një bashkjetesë apo të filloni një lidhje me këndvështrim afatgjatë. Do duhet të jeni të kujdesshëm pranë datës 14, 15 të muajit sa bashkjetoni apo ju që jeni të martuar, pasi mund të ekzistojë një situatë e pakëndshme.
PESHQIT
Afërdita kalon në 2/6 tek Gaforrja brenda fushës së dashurisë, të flirteve, të lidhjeve dhe hap humorin tuaj nëse jeni beqarë, për njohje, apo nëse jeni të lidhur për të ringrohur ndjenjat tuaja për partnerin. Në c’do rast ky pozicion i Afërditës është jastiku i sigurisë në një muaj të vështirë në nivele të tjera. Shihni se ekziston Merkuri në vijë të kundërt tek Binjakët dhe eklipsi në 10/6 që ju bën më të shqetësuar dhe ndoshta më të stresuar në përditshmërinë tuaj me disa vendime që duhet të merrni, ose në lidhen me fushën e shtëpisë , ose të punës. Sigurisht, do duhet të jeni pak më të kujdesshëm në lidhjet tuaja erotike të Shtunën 5/6, nëse keni lindur në dhjetditëshin e tretë, pasi Marsi do bëje kontrastin me Plutonin dhe mund të gjëndeni në rrethana tensionuese në një lidhje me debate, tendenca për zenka dhe përplasje fjalësh. Njësoj të kujdesshëm duhet të jeni në 24/6 me kontrastin e Afërditës me Plutonin. Të lindurit në dhjetditëshin e parë do jeni më me fat pasi, ju ndikon trekëndëshi Afërditës me Jupiterin në shenjën tuaj në 4/6 dhe trekëdnëshi Diellit me Jupiterin në 23/6.