Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”.
Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon pikëve, duke mposhtur Andorrën dhe San Marinon, mirëpo ka qenë larg me lojën dhe atë që është treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve, modestë në letër. Po shpërblimet sa kanë qenë në këto tri ndeshje, përfshirë edhe Anglinë?
“Panorama Sport”, ekskluzivisht ka mësuar shpërblimin e vënë në dispozicion nga FSHF-ja për skuadrën për çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushe.
Jo vetëm kaq por edhe premion e majme për kualifikimin historik në Botërorin “Katar 2022”, për të cilin vlera është 3 milionë euro.
OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL