BBC shkruan se një e treta e atyre që janë infektuar nga mesi i kësaj pandemie globale, kanë rezultuar se kanë problem psikologjike e neurologjike. Ata që pranoheshin në spitale, e vendoseshin në njësinë e kujdesit intensive, kishin shanse më të larta, për t’iu shkaktuar këto problem.
Shkencëtarët britanikë shikuan të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se gjysmë milioni pacientëve në SHBA dhe shanset e tyre për të zhvilluar një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike ishin të larta, ku përfshiheshin:
- Hemorragji e trurit
2. Goditje në tru
3. Parkinsonit
4. Sindroma Guillain-Barré - Çmenduri
6. Psikoza
7. Çrregullime të humorit
8. Çrregullime ankthi
Ankthi dhe çrregullimet e humorit ishin diagnoza më e zakonshme në mesin e atyre me Covid dhe këto kishin më shumë të ngjarë të binin në stresin e përvojës së të qenit shumë i sëmurë ose i shtruar në spital, shpjeguan studiuesit.
Kushtet si goditja në tru dhe çmenduria kishin më shumë të ngjarë të ndikonin në ndikimet biologjike të vetë virusit, ose të reagimit të trupit ndaj infeksionit në përgjithësi.