Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e familjes Kosovare, që ndërruan jetë në Gjirin e Lalzit.
‘Balkanweb’ raporton se nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.
Bëhet me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.
Gjithashtu theksohet se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.