Angjelin Stërkaj autorit i vrasje së Armando Beqirit më 13 shkurt të 2021 në Islandë ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi është ndjerë i kërcënuar nga viktima.
Stërkaj shprehet se konflikti ka nisur për arsye personale me viktimën, shkaqe të cilat ai vetë nuk arrin ti shpjegojë.
“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjego dot për momentin”- u shpreh Stërkaj.
Ai nuk foli më tej lidhur me ngjarjen, por beson se kjo çështje do të sqarohet kur të përfundojë hetimi i çështjes dhe prezantimi i provave në gjykatë.
Sipas mediave në Islandë hetimi është përqendruar në një konflikt të mundshëm mes grupeve kriminale për trafiqet e drogës.
KUSH ËSHTË AUTORI
Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.
Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit.
VIKTIMA
Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë në Rauoageroi, rreth orës 23:57. Beqiri sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Viktima mori nëntë plagë nga ekzekutimi me armë zjarri që iu bë nga Angjelin Stërkaj, duke përfshirë plagë në organe vitale, kokë dhe trup.
Sipas një raporti paraprak pas ekzaminimit mjeko-ligjor, në vendin e vrasjes u gjetën nëntë gëzhoja, 33-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.
Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje.