Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepajn, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor të 2018, në zonën e Laprakës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim, i cili ka ndihmuar autorin.
Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar. Kujtojmë se Përpepaj qëlloi me dy plumba në kokë Griselda Gjikolajn, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
NGJARJA
Natën e ngjarjes, më 26 dhjetor të 2018-ës Griselda kishte dalë më të fejuarin, mikun e tij Erion Benga dhe një shoqe të saj në një nga lokalet e zonës. Rreth orës 18.05 minuta, ata kanë lanë lokalin dhe u drejtuan për tek makina tip Mercedez Benz model E-class, ne pronësi të Erion Bengos. Në dosjen e prokurorisë sqarohej e në timon ishte ulur Benga, pasagjer në vendin e parë ishte, Samiri, ndërsa dy vajzat ishin në sediljen e pasme. Menjëherë sapo makina nisi lëvizjen, sipas dëshmisë së 26-vjeçarit Benga, dy persona i prenë rrugën dhe nisën të godasin automjetin.
Ai ka tentuar të largohet duke shtuar shpejtësinë. Brenda pak sekondash, Përpepaj ka dalë në anën e majtë të makinës dhe ka qëlluar me dy plumba në kokë 17-vjeçaren.
Plumbat kanë kapur edhe Erion Bengajn. Referuar dëshmive, rezulton se Ronald Muzhaqi, ka vijuar të godasë automjetin, nga ana ku ishte ulur Samiri, i fejuari i viktimës. Për fat të mirë, ai dhe mikesha e ngushtë e vajzës, nuk u prekën nga plumbat. 26-vjeçari Benga ndonëse i plagosur, udhëtoi me automjetin e tij drejt spitalit të Traumës. Por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë.