Autoritetet kanë dënuar me burgim të përjetshëm 4 anglezë, të cilët akuzohen se kanë vrarë një shtetas shqiptar.
Urim Gjabri, 46 vjeç u gjet i vdekur në shtëpi nga një mik i tij. Shqiptari kishte shkuar si refugjat në Australi, ndërsa në banesën ku u gjet i pajetë banonte me qira.
Autorët e vrasjes së tij janë Benjamin John Mitchell 34 vjeç; Alfred Claude Rigney 47 vjeç; Matt Bernard Tenhoopen 25 vjeç dhe Aaron Donald Carver 38 vjeç.
“Unë pranoj për të gjithë ju që një rezultat i tillë (vdekja e shqiptarit) nuk ishte pjesë e planit”, tha një prej tyre, ndërsa shtoi se: “nuk ishte e qartë saktësisht se si ose kur u vu në zbatim plani për të për të vjedhur kanabisin”.