Sukseset për Elvana Gjatën duket se nuk kanë fund. Projekti i saj do jetë një ndër hitet më verore.
Para disa ditësh stilisti Valdrin Sahiti zbuloi se këngëtarja po bëhet gati për një projekt bombë.
“Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, shkroi Valdrini përkrah një fotografie me Elvanën.
Dhe në fakt kështu do ndodhë me të vërtetë!
Elvana ka lajmëruar sot se për pak ditë do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke pozuar me një veshje në ngjyrë të bardhë. Kënga do të lançohet të premten dhe duket se do të jetë pjesë e një mini-albumi të këngëtares. Elvana nuk ka zbuluar të tjera detaje dhe ne po presim me padurim të dëgjojmë se çfarë hiti ka bërë gati këtë herë.