Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinant Xhaferaj , është shprehur me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook , se ndonëse jemi në kohë pandemie kufizimet për lëvizjen e qytetarëve vijojnë ende duke mos u ndalur pas orës 20:00
Kjo nuk vlen për socialistët e rilindjes. Në statusin e tij shoqëruar me një video Xhaferaj shprehet se janë pamje që vijnë nga shtabi i PS në Shkozet, ndërkoh që ora ka shënuar 21:00 e mbrëmjes së djeshme, pasi sipas tij ndalim qarkullimi nuk vlen për rilindjen që është në gamat e fundit të saj.
Postimi i plotë: Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen per Rilindjen në grahmat e fundit të saj. Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga “Komiteti Teknik” me urdhër të kryeshakatorit të Shqipërisë, nuk e ndalojnë rilindjen të mbledhë në shtabet e saj zgjedhore elementë me precedentë të theksuar kriminale. Këto pamje vijne nga shtabi i PS në Shkozet, ku personazhe të njohur nga durrsakët për bëmat e tyre janë mbledhur aty me qëllime të errëta.
Policia e Shtetit eshte njoftuar, presim reagimin e saj”!