ADVERTISEMENT
Muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslyman po i vjen pak nga pak fundi. Në kuadër të këtij muaji sot festohet Nata e Kadrit, e cila konsiderohet si një natë e shenjtë që festohet me argjërim dhe familje në xhami.
Për besimtarët e devollshëm apo jo agjërimi në këtë natë është i barazvlefshëm me 84 muaj argjërim, që mund të bëjë çdo besmitarë gjatë gjithë jetës së tij. Sipas Kuranit, Krijuesi e ka kërkuar dhe e ka vënë këtë natë qëllimisht, që nëse një person nuk ka përjetuar agjërimin gjatë muajit të shenjtë, kjo natë është e barazvlefshme me 84 muaj.
Argjërimi për këtë natë nis me syfyrin e mëngjesit të ditës së shtunë dhe përfundon me iftarin e mbrëmjes së sotme. Nëse myslymani do të agjërojë edhe këtë natë, ai ka kryer obligime para krijuesit të gjithësisë. Me Natën e Kadrit fitet për një devotshmëri të lartë, sepse ai që është besimtar agjëron gjithë muajin e Ramazanit, por Natën e Kadrit krijuesi e ka vënë të barasvlefshme me 84 muaj, sa një jetë të tërë që të agjërojë. Në këtë natë shfaqen të gjitha mirësitë e zotit dhe është nata e begatë, nata që përcakton fatin e njeriut për vitin e ardhshëm. Është nata e mirësisë, sipas besimit islam.