Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.
Data 31 mars është e shënuar për këngëtaren, sepse ajo feston ditëlindjen e saj. Fifi ka mbushur 27 vjeçe dhe mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta nga kolegë, fansa e persona të afërt. Për këtë ditë të veçantë, Fifi ka publikuar një vepër të punuar nga një ndjekës i saj dhe përkrah ka shkruar:
“31.03.1994 31.03.2021”.
Së fundmi, miqtë e këngëtares kanë publikuar pamje dhe momente nga festa e ditëlindjes së saj.
Ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca e cila ka zbuluar për ndjekësit momentin kur Fifi ka fikur qirinjtë teksa Klajdi Haruni dhe Bruno i këndojnë vajzës së ditëlindjes.
Video Player
Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.
Teksa thashethemet për ta vazhduan të përhapeshin kudo për javë të tëra, Fifi sqaroi disa ditë më parë se Fationin e ka thjesht shok të mirë dhe asgjë më tepër.