Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance, ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi.
Sipas Qendres Kinematografike Kosovë, përmes distributorit LevelK “Zgjoi” ka realizuar marrëveshje distribuimi me Kino Lorber & Zeitgeist Film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.
Filmi po ashtu ka bërë marrëveshje në Kinë me Hugoeast Holding, për Skandinavi me Edge Entertainment, Portugali me Films4you, Republikën Çeke me HBO Central Europe, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, dhe Slloveni me Kino Meditaran, Turqi me Filmarti, dhe Greqi me Cinobo. “Zgjoi” është në drejtim të finalizimit të marrëveshjeve edhe me shumë shtete tjera.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.
Diaspora