Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.
Ndryshe nga viti i kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë së Covid-19, besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”.
Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.