Pas shpalljes të Interit si kampion i Italisë, Romelu Lukakau thumboi Ibrën duke postuar në “Twitter” një foto të tijën me mbishkrimin “Përulu para mbretit të vërtetë”.
Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur dhe reagimi i shtatlartit suedez, i cili në llogarinë e tij “Instagram” ka postuar foto të kapuçinos që e portretizon Ibrën me krahë të ngritur para Katedrales së Milanos, duke Ii kujtuar belgut se mbreti i Milanos është ende ai.
Dueli i Ibres me Lukakun nisi në përballjen midis Interit dhe Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të shmangur konfliktin fizik midis tyre pas thirrjeve raciste të Ibrës ndaj sulmuesit belg.
PANORAMASPORT.AL