Kryeministri francez Jean Castex foli për lehtësimin gradual të masave të marra për të luftuar pandeminë, me kufizimet në lëvizje që do të hiqen gjatë ditës duke filluar nga 3 maji, si edhe me rihapjen e bizneseve jothelbësore rreth mesit të majit.
“Kulmi i valës së tretë të epidemisë duket pas nesh, me një rënie të vërtetë të qarkullimit viral për dhjetë ditë”, tha Castex në një konferencë shtypi. “Franca gjithashtu ka arritur majën e valës së shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një zbritjeje brenda pak ditësh”, shtoi ai.
Kryeministri theksoi s e lista e lehtësimeve nuk është e fiksuar përfundimisht, ajo do të shoqërohet nga kushte të veçanta, nëse është e nevojshme territoriale, të cilat do të evoluojnë nëpër faza. Në lidhje me shkollat, fillimi i vitit shkollor do të jetë ashtu siç është planifikuar: nga e hëna 26 prill në çerdhe dhe shkolla fillore, kurse nga 3 maj për nxënësit e shkollave të mesme dhe larta.
Epidemia COVID-19 duket se është në rënie në Francë, por shumë ekspertë shëndetësorë paralajmërojnë për brishtësinë e rënies, duke qenë se edhe presioni në sistemin shëndetësor mbetet i fortë, me 30 634 pacientë të shtruar në spital, përfshirë gati 6 000 në kujdes intensiv, sipas shifrat e fundit.