Kryemadhi tregoi po ashtu pritshmëritë sa i takon numrit të deputetëve në këtë qark, teksa u shpreh: “3 Vlora, 1 Saranda, gjithsej 4 deputetë.”
Edhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jetë në bashkëqeverisje me Edi Ramën, që sipas tij ka pranuar tanimë humbjen. “Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim, e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. E ka mësuar se ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigjja jonë është: Jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.
Sjellim në vëmendje që kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me kryedemokratin Basha, me kushtin që ky i fundit të ndahet nga Meta dhe Berisha.
“Panorama“