Kur bëhet fjalë për fustanin e nusërisë të gjithë duan më të bukurin, më të veçantin dhe sigurisht ndikuar edhe sipas gustove. Disa nuk e preferojnë, kryesisht tipat e thjeshtë, por të tjerë vazhdojnë ta ëndërrojnë. Nëse ende bën pjesë tek grupi i ëndërrimtarëve, apo je mes atyre që planet i keni nisur tashmë, mund të bazoheni fillimisht tek shenja e horoskopit për të bërë zgjedhjen e duhur.
Në Zodiak secila shenjë ka karakteristikat dhe ‘armët’ e veta më të forta, kështu që hidhi një sy dhe pse jo, frymëzohu.
Dashi: Klasike, për një hyrje madhështore dhe e vetëdijshme ndaj vëmendjes së të gjithëve.




Demi: Komode, dhe pasqyrim i një personaliteti plotësisht romantik.
Binjakët: Përshtatet me natyrën tuaj për ‘lojë’ të dyfishtë. Moment serioz, por njëkohësisht gati për festë.
Gaforrja: Dekolte në formë zemre si mesazh dashurie për dhëndrin. Detaj tipik i gaforres.
Luani: Të guximshëm, stil progresiv dhe pa frikë për të treguar format trupore.
Virgjëresha: Sens i mprehtë ndaj detajeve, si tyli delikat dhe aksesori poshtë bustit.




Peshorja: Vajzat e lumtura janë më të bukura, kjo është mantra e gaforres në ditën e dasmës! Tërheqje ndaj elementëve feminile dhe shkëlqimit.
Akrepi: Sensuale dhe misterioze. Adhuron veshjet delikate, format trupore ia lejojnë të guxojë.
Shigjetari: Dantellat me ngjyrat e tokës dhe nude poshtë janë të preferuarat. Kërkon të përçojë gjallëri, por edhe nostalgji.
Bricjapi: Drejt altarit pa bujë të madhe. Linja trupore të nxjerra në pah, shkrirje mes tradicionales dhe modernes.
Ujori: Origjinale dhe praktike, ëndërrimtare e frymëzuar nga stili boho.




Peshqit: Peshqit synojnë çdo detaj, valëzimet si dallgët e oqeanit dhe bardhësia e fortë si tipar i imagjinatës dhe ëndrrave.
*Tiranapost.al.